Abazi me zë të lartë ia kujton parimet e shkelura Kurtit: Ndjehem i ofenduar kur përmendni aktivistët e dorëhequr
Abazi me zë të lartë ia kujton parimet e shkelura Kurtit: Ndjehem i ofenduar kur përmendni aktivistët e dorëhequr
Deputeti, Haki Abazi, i është drejtuar me kritika të forta kryeministrin Kurti për marrëveshjen e arritur në Ohër.
Fillimisht, Abazi tha se qëllimi kryesor për dialogun nuk duhet të jetë njohja nga Serbia, mirëpo njohja nga pesëshja e BE-së, shkruan lajmi.net.
“Të gjithë angazhimin tonë qenësor për arritjen nga e njohjes nga pesëshja e BE-së, sepse njohja nga Serbia është e parëndësishme. Albin Kurti nuk u ardhë kryeministër për me marrë njohje nga Serbia. Njohja nga pesë vendet ka qenë qëllimi ynë. Pika 6 është më e rrezikshmja. Sepse kjo na fut në kompromise të reja që zvogëlon subjektivitetin”, tha ai.
Tutje, ai iu drejtua kryeministrit Kurti, duke i thënë se “ndjehet i ofenduar” kur ai përmend aktivistët e dorëhequr të VV-së.
“Ndjehem i ofenduar kur përmendni aktivistët e dorëhequr të VV-së. Se ata aktivistë kishin gju gaz lotsjellës, kishin rrotullu makina, për me pengu këtë marrëveshje. Nuk duhet të merremi me interpretimin e çështjes së VV-së. Me respekt duhemi me kujtu secilin aktivist të VV-së. Që kanë pasë idealin e madh të bashkimit kombëtar. Sepse pavarësia ka qenë kompromisi. Përqafimi me kryediplomatin grek është i mirëseardhur, mirëpo kur të vjen njohja”, tha ai.
“Fuqi rajonale është dashtë me u ba shqiptart. Aty është dominanca. Jo përqafimi me ministrin grek pa ardhë njohja”, tha ai.
“Dje Boris Johnson u thirr në një komision hetimor, për demokracinë dhe besimin. Demokracia këtu ka vdekur. Unë kërkoj nga kryeministri im se ku është zhvilluar debati? Kemi mujt me pasë proces me të cilin ish ndërtu strategjia e lobimit. Ku është zhvilluar ky debat, në VV? Jo. Tani po flasim për besimin. Unë kam hy në VV, jam bërë deputet, kam qenë zv/kryeministër me besimin që do të lëvizim në një dimension tjetër. Kauza për luftimin e Asociacionit, Demarkacionin, sot ato janë shkelë të tëra. Sot nuk kemi një letër të vetme që është dërgu nga kjo qeveri për me rishiku Demarkacionin”, tha Abazi.
“Sot është momenti me reflektu për reflektim. Jo me filmime çka ka çka s’ka. Në momentin e caktuar del kryeministri Rama dhe thotë që “Dreqi qëndron në detaje”. Është çarja tjetër në Ballkan për interesa të vogla”, tha në fund Abazi. /Lajmi.net/