73-vjeçarja i hodhi vetes zjarr për t’u vetëvrarë, dërgohet në QKUK
73-vjeçarja i hodhi vetes zjarr për t’u vetëvrarë, dërgohet në QKUK
Një 73-vjeçare i ka hedhur vetes zjarr me qëllimin për t’u vetëvrarë.
Rastin e konfirmoi edhe Sheremet Elezaj nga Policia e Kosovës për rajonin e Gjakovës, përcjell lajmi.net.
Me të marrë informacionin, njësitë relevante kanë dalë në vendngjarje, në rrugën “Musa Zajmi”, me zjarrin që u shua nga fqinjët.
“Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar prokurori i shtetit në konsultim me të cilin është iniciuar rast ‘Tentim vetëvrasje’”, ka thënë Elezaj.
Siç tha Elezaj, fillimisht e moshuara është dërguar në Spitalin Rajonal të Gjakovës, por për shkak të gjendjes së rënduar është dërguar në QKUK.