INTERESANTE

Subutai: Gjenerali që pushtoi territorin më të madh në histori

Subutai ishte djali më i vogël i një farkëtari, që u bë kryekomandanti i ushtrive të XhengizKhan. Ai u bashkua me ushtrinë e Xhengizit në moshën 14-vjeçare dhe vdiq 60 vjet më vonë si gjenerali mongol më i aftë, duke arritur të fitonte një status thuajse hyjnor në mesin e mongolëve.

Xhengiz Khan thoshte shpesh se kishte 4 strategë të shkëlqyer:Jebe, Kublai, Jelme dhe Subutai. Khani e njohu që herët talentin e Subutait për luftë, dhe e përfshiu atë në diskutimetushtarake. Ai e vuri nën kujdesin e një ushtaraku me shumë përvojë si Jebe.

Gjatë karrierës së tij ushtarake 60-vjeçare, Subutai udhëhoqi mbi 20 fushata ushtarake dhe fitoi 65 beteja kundër 32 kombeve. Ai pushtoi më shumë territore sesa çdo komandant tjetër në histori, dhe nuk humbi kurrë asnjë betejë vendimtare. Subutai luftoi me sukses në Mongoli, Kinë, Azinë Qendrore, Gjeorgji, Rusi, Poloni dhe Hungari.

Në shekullin XIII, kur mënyra më e shpejtë e udhëtimit në tokë ishte me kalë, Subutaipushtoi kryeqytetin kinez Kaifeng dhe i mundi hungarezët në Mohi. Distanca ndërmjet këtyre dy qyteteve është 13.000 kilometra. Pasi e ndihmoi Xhengiz Khan që të pushtonte Perandorinë Kuarezmiane, Subutai nisi një fushatë të guximshme rreth Detit Kaspik, e njohur në histori si Bastisja e Madhe e viteve 1220-1223.

Ajo u shtri në një distancë prej 9.000 kilometrash në një hark kohor prej 3 vjetësh, duke e bërë atë fushatën më të madhe të kalorësisë në histori. Për këtë fushatë, Xhengiz Khan i siguroi Subutait dhe Jebes një forcë prej 20.000 kalorësish mongole. Gjatë bastisjes, Subutaiarriti disa fitore të jashtëzakonshme.

Ai e shkatërroi ushtrinë gjeorgjiane, që po përgatitej të bashkohej me kryqëzatën e pestë dhe që kishte 35.000 ushtarë. Duke përdorur një tërheqje të rreme, ai i joshi kalorësit gjeorgjianë të distancoheshin nga këmbësoria dhe i mundi ata. Pasi kapërceu malet e Kaukazit, Subutai mundi luftëtarët e stepës, përpara se të dërrmonte një ushtri ruse prej 80.000 trupash në vitin 1223.

Pas kësaj fitoreje, Subutai u kthye në shtëpi për të luftuar kundër kinezëve. Ai zotëronte aftësi të jashtëzakonshme në lëvizjen e ushtrive të tij nëpër terrene të vështira si shkretëtirat e thata dhe të nxehta apo kalimin e maleve edhe me 1.5 metra borë, si në rajonet e Kaukazit dhe Karpateve.

Pavarësisht sfidave të komunikimit dhe transportit në shekullin XIII-të, Subutai udhëhoqi me sukses pushtimet e Rusisë, Polonisë dhe Hungarisë, të cilat ishin 7500 kilometra larg Mongolisë. Në një rast, ushtria e tij udhëtoi 1200 kilometra brenda 7 ditësh.

Ai i ndau ushtritë e tij në 3–5 degë, të cilat vepronin 1000 kilometra larg njëri-tjetrës. Çdo degë kishte objektivat e veta, të cilat sulmoheshin njëkohësisht. Pasi arrinin objektivat e tyre individuale, mongolët takoheshin në një vend mbi të cilin kishin rënë dakord paraprakisht për të luftuar kundër armikut të çorientuar tashmë.

Gjatë sulmit të tij në Evropë, Subutai zhvilloi 2 beteja në vetëm dy ditë, një kundër polakëve (Beteja e Legnicës më 9 prill 1241) dhe një tjetër kundër hungarezëve (Beteja e Mohit më

11 prill 1241), duke i fituar që të dyja. Ky nivel koordinimi ishte i paprecedentë dhe i dha mundësi Subutait ta organizonte ushtrinë e tij në shumë njësi për t’i eliminuar kundërshtarëtpërpara se ata të kishin mundësi ta ndihmonin njëri-tjetrin.

Dhe i gjithë koordinimi u arrit pa ndihmën e pajisjeve të komunikimit radio apo satelitor qëkemi sot. Trupat e Subutait shkëlqyen në rrethimin dhe surprizimin e armiqve para se ata ta mësonin se çfarë po ndodhte. Për shembull, gjatë betejës së lumit Sit në 1238 kundër rusëve, skautët rusë u dërguan për të zbuluar ushtrinë mongole që po afrohej, por ata u kthyen me lajmin se ushtria ruse ishte tashmë e rrethuar nga mongolët. Rusët u masakruan.

Subutai u ndesh shpesh me kundërshtarët që ishin më të shumtë në numër. Për rrjedhojë, qëtë arrinte fitoren ai përdori taktika të ndryshme. Për shembull, mbështetej shumë tek spiunët, të cilët i jepnin informacione të vlefshme; përdorte diplomacinë për të fituar mbi armiqtë ose për t’i përçarë ata; i mashtronte kundërshtarët e tij duke fituar besimin e tyre dhe më pas i shkatërronte ata.

Po ashtu shkatërronte të gjitha burimet ushqimore pranë kalave, duke i detyruar të rrethuarit të vdisnin nga uria ose dorëzoheshin. Subutai përdori edhe taktikën e tërheqjeve të rreme. Në Betejën e lumit Kalka në vitin 1223, Subutai u shtir sikur nisi një tërheqje që zgjati për 9 ditë.

Pas 9 ditësh, ushtria prej 20.000 mongolësh u rikthye në mënyrë të befasishme duke i asgjësuar 80.000 rusët. Gjenerali i famshëm ishte një nga të parët që përdori në mënyrë efektive zjarrin e artilerisë kundër këmbësorisë armike, një taktikë që do të adoptohej plotësisht shekuj më vonë.

Në Betejën e Mohit në vitin 1241, ai përdori katapultat për të asgjësuar harkëtarët hungarezë.

Fisnikëria mongole i dërgoi djemtë e saj për të luftuar përkrah Subutait, duke e njohur atë si një udhëheqës dhe mësues të jashtëzakonshëm. Subutai u tërhoq në Mongoli dhe vdiq nga pleqëria si një legjendë në vitin 1248 kur ishte 73 vjeç.

Gjenitë ushtarakë si Ervin Romel dhe Xhorxh Paton, studiuan fushatat ushtarake të Subutait, ndërsa sovjetikët zhvilluan doktrinën e tyre ushtarake “Deep Battle” bazuar në taktikat e tij. Shumë parime moderne të luftës së mekanizuar u frymëzuan nga Subutai dhe mongolët e tij. / history of yesterday – bota.al

The post Subutai: Gjenerali që pushtoi territorin më të madh në histori first appeared on In For.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *