TË FUNDIT

Rrahje dhe të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, Policia jep detaje

Rrahje dhe të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, Policia jep detaje

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast “Lëndim i rëndë trupor”, i ndodhur para dy ditësh në rrugën “Astrit Rushiti”.

Sipas policisë,në këtë rast është raportuar për të shtëna me armë zjarri.

Në lidhje me rastin një person mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor në QKUK, i cili ishte lënduar me mjet të fortë, si pasojë e lëndimeve të marra të shkaktuara nga tre të dyshuar meshkuj kosovarë.

Në vendin e ngjarjes, njësitë policor kanë konfiskuar një karikator me katër fishekë të cal. 7.62 mm, një gëzhojë dhe një fishekë të pa shkrepur.

Në konsultim me prokurorin rasti iniciohet si më lartë. Rasti është duke u hetuar./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *