TË FUNDIT

“Një mal” me të arrestuar për drogë në Tiranë, 20 persona përfundojnë në pranga

“Një mal” me të arrestuar për drogë në Tiranë, 20 persona përfundojnë në pranga

Në operacionin anti-drogë të koduar “Harta”, në Shqipëri janë arrestuar 20 persona të dyshuar për shpërndarje të drogës, kryesisht afër shkollave të mesme dhe lokaleve të natës në Tiranë.

Kështu tha drejtori i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, i cili shtoi se të arrestuarit janë pjesë e dy grupeve kriminale, të cilët komunikonin me mesazhe të koduara dhe përdornin automjete të transportit publik për të shmangur kontrollet e policisë.

Gjatë këtij operacioni u sekuestruan dy kilogramë e 120 gramë kokainë, 300 doza kanabis, 130 doza heroinë, rreth 7 mijë euro para të gatshme dhe 11 automjete.

Mes të arrestuarve janë edhe tri gra, ndërkohë policia ka shpallur në kërkim katër persona të tjerë.

Raporti i fundit i Instituti të Shëndetit Publik tregon se 5-7 për qind e personave të moshës 15-18 vjeçe kanë eksperimentuar me kanabisin, rreth 4 për qind e tyre me ekstazi, mbi 1 për qind me heroinë dhe rreth 2-3 për qind e të rinjve kanë eksperimentuar me kokainë.

Në këtë raport drogat u janë ofruar më shumë se 8 për qind të të rinjve në mjediset e shkollave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *