TË FUNDIT

Musliu-Ramës: Në ora 08:00 krasiten drunjtë në Prishtinë, po të ndodhte kjo në Londër kryetari do të kishte dhënë dorëheqje

Musliu-Ramës: Në ora 08:00 krasiten drunjtë në Prishtinë, po të ndodhte kjo në Londër kryetari do të kishte dhënë dorëheqje

Prishtina shpesh herë shndërrohet në një kaos të vërtetë. E ky problem është edhe më i madh në orët e para të ditës, si dhe rreth orës 16:00.

Kolonat tejet të gjata, e rrugët shpesh herë të bllokuara e bëjnë Prishtinën që të jetë një qytet totalisht i dalë nga rendi.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu, transmeton lajmi.net.

Musliu ka publikuar pamje se si në Prishtinë që në ora 08:00 në afërsi të semaforëve të njohur si tek “Santea” po bëhet krasitja e drunjve, e që po shkakton probleme të mëdha në komunikacion.

Deputetja ka kritikuar kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, duke thënë se nëse kjo do të kishte ndodhur në Londër, kryetari i saj do të kishte dhënë dorëheqje.

Reagimi i plotë:

Pse duhet gjithmonë të punojmë pa plan????

Zgjedhja e udhëheqjes Komunale të Prishtinës për ti krasitur këta drujë në oren 8:00 të mengjesit në rrugën me të ngarkuar tek semaforat e Santesë , sot ka shkaktuar vonesa të shumë qytetarëve për të shkuar në punë. Nëse kjo kishte ndodhur në Londer Kryetari I Londres kishte dhënë dorëheqje.Perparim Rama ti a me duket a pate ardhe nga Londra për tu bërë Kryetar???./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *