TË FUNDIT

Kurti: Pres nga ndërkombëtarët që ta dënojnë sjelljen destruktive të Serbisë

Kurti: Pres nga ndërkombëtarët që ta dënojnë sjelljen destruktive të Serbisë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka thënë se pret nga ndërkombëtarët që ta dënojnë sjelljen destruktive të Serbisë.

Sipas tij, siç e ka quajtur ai, pala tjetër ka dhënë indikacione se nuk do ta respektojë marrëveshjen në parim, përcjell lajmi.net.

Në një intervistë në Televionin Publik, Kurti ka ftuar faktorin ndërkombëtar, përfshirë Shtetet e Bashkuara, që të dënojnë sjelljen e fqinjit verior.

“Unë pres nga ndërkombëtarët që të dënojnë sjelljen destruktive të Serbisë, sepse ka dhënë indikacione që nuk do ta zbatojë marrëveshjen e arritur në parim”, tha fillimisht ai.

Tutje, shefi i ekzekutivit kosovar ka shtuar se është e vetmja palë që ka propozuar zgjidhje e modele, por në momentin që bëhej kreativ, aq më shumë rritej rezistenca.

“Jam e vetmja palë që ka propozuar zgjidhje e modele. Sa më shumë kreativ që bëhesha, aq më shumë rritej rezistenca e palës tjetër. Sepse edhe ata e dinë, e edhe unë e di që është njohje “de facto””.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *