Kurti: Në mëngjesin e 19 marsit do t’ua bëja gati Draftin e Asociacionit, Vuçiqi tha jo
Kurti: Në mëngjesin e 19 marsit do t’ua bëja gati Draftin e Asociacionit, Vuçiqi tha jo
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur sërish për takimin e Ohrit, duke dhënë detaje të tjera.
Në një intervistë dhënë Radio Televizionit të Kosovës, Kurti komentoi çështjen e Draftit të Asociacionit që do ta draftonte ekipi i tij, përcjell lajmi.net.
Madje, siç potencoi shefi i ekzekutivit, një të tillë do të mund ta bënte në mëngjesin e 19 marsit, por ata thanë jo.
“Unë u tregova kreativ. Propozova një Draft që do të bazohej në tri shtylla. Do ta krijonte ekipi im. Madje, do t’ua bëja gati mëngjesin e së nesërmes. Thanë jo, çka t’i bëj”, vazhdoi Kurti.
Gjithashtu, Kurti kërkoi nga ndërkombëtarët, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të dënojë sjelljen destruktive të Serbisë.
Kurti: Pres nga ndërkombëtarët që ta dënojnë sjelljen destruktive të SerbisëKryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka thënë se pret nga ndërkombëtarët që ta dënojnë sjelljen destruktive të Serbisë. Sipas tij, siç e ka quajtur ai, pala tjetër ka dhënë indikacione se nuk do ta respektojë marrëveshjen në parim, përcjell lajmi.net. Në një intervistë në Televionin Publik, Kurti ka ftuar faktorin ndërkombëtar, përfshirë Shtetet…Lexo me shumëlajmi.net