Konjufca: Nganjëherë është për t’u habitur me këtë bashkësi ndërkombëtare
Konjufca: Nganjëherë është për t’u habitur me këtë bashkësi ndërkombëtare
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, sot ka folur për zhvillimet e fundit në vend.
Ndër të tjerash, Konjufca ka folur edhe për “trajtimin” që bashkësia ndërkombëtare, sipas Konjufcës, i bën Serbisë dhe presidentit të saj, Aleksandër Vuçiq, në raport me të zhdukurit e luftës në Kosovë, shkruan lajmi.net.
“Vuçiq vazhdon të thotë se nuk di për varrezat masive dhe të zhdukurit. Unë po them se ai e din, ka qenë pjesë e pushtetit. Edhe ndërkombëtarët e dinë që ai e di. Varrezat e fundit në Batajnicë që janë gjetur, ka qenë poligon. Shteti e ka ditë çka ka aty, andaj e ka ndërtu poligonin. Andaj po them, kjo bashkësi ndërkombëtarë është për t’u habitur nganjëherë”, ka deklaruar Konjufca në TëVë1.