Hodaj: Hetuesit civilë shqetësuan futbollistët e kombëtares – i pyetnin pa pasur leje nga organet kompetente
Hodaj: Hetuesit civilë shqetësuan futbollistët e kombëtares – i pyetnin pa pasur leje nga organet kompetente
Sekretari i Përgjithshëm i FFK-së, Taulant Hodaj hodhi kritika ndaj autoriteteve që morën në pyetje Agim Ademin.
Sipas tij, ata shqetësuan edhe futbollistët, ku me rroba civile, i parashtruan pyetje lojtarëve, përcjell lajmi.net.
Siç potencoi njohësi i çështjeve juridike, kjo nuk mund të bëhet pa pasur leje paraprake fillimisht.
“Është e pakuptimtë. Nuk është ligjore të bësh pyetje pa pasur leje. Ata shqetësuan futbollistët”, tha Hodaj në konferencën për media.
Gjithashtu, sekretari pati kritika edhe për këtë qasje të autoriteteve, duke thënë se të ndërmarrësh veprime të tilla dy ditë para ndeshjes me Izraelin, është goditje për kombëtaren.