TË FUNDIT

Dobësohet VV-ja, Humolli lë partinë e Kurtit – ulet si deputet i pavarur

Dobësohet VV-ja, Humolli lë partinë e Kurtit – ulet si deputet i pavarur

Deputeti Fatmir Humolli siç duket edhe zyrtarisht e ka braktisur Vetëvendosjen.

Ai sot madje as nuk është ulur në anën e këtij grupi parlamentar, shkruan lajmi.net.

Në seancën e sotme, ai është ulur në një anë krejt tjetër të sallës, si deputet i pavarur.

Në një deklaratë dhënë mbrëmë lajmi.net, Humolli tha se Qeveria Kurti nuk ka koncept të njëjtë me të në raport të mbajtjes së fjalës në raport me qytetarët dhe në këtë formë s’mund të jetë më pjesë e grupit parlamentar të VV-së.

“Arsyet janë se Qeveria aktuale nuk i sheh gjërat qysh i shoh unë, në zhvillimin e vendit dhe mbajtjes së fjalës në raport me qytetarët, mendoj se ka dalë prej atyre gjërave andaj nuk mund të jem më pjesë e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes”, ka thënë Humolli.

Ai ka bërë të ditur se të gjitha kërkesat e tij i ka adresuar me kohë edhe tek kryetari i partisë, aktualisht edhe kryeministër i Kosovës, Albin Kurti, por që nuk ka parë ndonjë reflektim.

“Ka gati që 1 vit që i kom adresu dhe nuk ka ndryshu kurgjo. Kur kam hyrë në listën e Vetëvendosjes kam pasur kërkesat e mija për zhvillimin e bujqësisë për shkak që banorët e fshatrave po largoheshin nga fshatrat dhe kam pasur për qëllim që të investohet në bujqësi që mos të ndodh migrimi i qytetarëve nga fshatrat. Nuk ka ndodh kjo ashtu siç jemi marrë vesh kur kam hy në listë. Kam kërku mos me pas acarime mes shqiptarëve, nuk është arritur kjo përkundrazi e kanë acaru gjendjen, na kanë qit në pozitë të keqe në raport me bashkësinë ndërkombëtare në kohën kur ne është dashur të jemi shumë unik si shqiptar edhe me shtetin shqiptar edhe brenda Kosovës. Gjithashtu edhe për kërkesën që kam pasur për me i garantu një shumice të qytetarëve të Kosovës, për shkak që shqiptarët e Kosovës kanë jetuar në robëri për një kohë të gjatë, ata kanë nevojë me pa kujdesin e shtetit sado që ka qenë diçka shumë simbolike vetëm një shujtë minimale me jau garantu qytetarëve, as këta se ka pa të arsyeshme me fut në buxhetin e Kosovës”, ka deklaruar Humolli. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *