Dhunoi një femër të mitur dhe e incizoi aktin, arrestohet i dyshuari në Suharekë
Dhunoi një femër të mitur dhe e incizoi aktin, arrestohet i dyshuari në Suharekë
Policia e Kosovës ka raportuar se është arrestuar një person i dyshimtë për dhunim.
Njësiti i hetimeve gjatë një pune hetimore, nën dyshimin e kryerjes së veprës së dhunimit kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar.
Gjatë intervistës i njëjti ka pranuar se ka kryer marrëdhënie me viktimën femër kosovare e mitur, transmeton lajmi.net.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti raportohet të ketë ndodhur në nëntor të vitit të kaluar në Suharekë.
Por sipas raportimeve në para në lidhje me këtë rast është theksuar se në këtë rast të përfshirë ishin dy persona të dyshimtë, të cilët dyshohet se kishin dhunuar 15 vjeçaren.
Madje të njëjtit gjatë dhunimit theksohet se ata kishin incizuar rastin. Madje i arrestuari në këtë rast, 35 vjeçar kishte pranuar pranuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e mitur dhe të gjithë aktin e ka regjistruar me videoincizim./Lajmi.net/