Agim Ademi kërkon ndihmë mjekësore, dërgohet për tretman në emergjencë
Agim Ademi kërkon ndihmë mjekësore, dërgohet për tretman në emergjencë
Kryetari i FFK-së, Agim Ademi është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Kërkesa është bërë organi i akuzës pas intervistimit të Ademit, shkruan lajmi.net.
Në pamjet e publikuara kur Ademi del nga stacioni i policisë, shihet se në vendin e ngjarjes është edhe një auto-ambulancë.
Nga zyra për informim e QKUK-së i kanë thënë lajmi.net se kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës ka kërkuar tretman mjekësor.
Ata kanë bërë me dije se pas tretmanit mjekësor, ai do të lirohet nga Klinika Emergjente.
Kujtojmë se Prokuroria sot në njoftim për media, bëri me dije se Agim Ademi është intervistuar nën dyshimin për dy vepra penale: Shmangie nga Tatimi dhe Keqpërdorim i Besimit.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se pas ndërmarrjes se veprimeve paraprake hetimore, Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e Kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, për shkak të dyshimit të kryerjes së veprave penale “Keqpërdorimi i besimit”, nga neni 330 dhe “Shmangie nga tatimi”, nga neni 307 të KPRK-së.
I njëjti me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh, derisa në koordinim me Policinë janë duke u ndërmarrë veprime hetimore lidhur me këtë çështje penale.”, shkruhet në njoftimin e Prokurorisë. /Lajmi.net/