S’ka më “zajednicë”, Abdixhiku thotë se Kurti po e bën “samoupravën”
S’ka më “zajednicë”, Abdixhiku thotë se Kurti po e bën “samoupravën”
Udhëheqësi i LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke folur për përmbajtjen e Planit Evropianin dhe aneksin e zbatimin e tij, tha se kryeministri i vendit, Albin Kurti, mund ta quajë Asociacionin edhe si Samoupravë.
Kështu u shpreh për Klan Kosova duke shtuar se emërtimet kreu i qeverisë mund t’i caktojë si të dojë.
“Asociacionin Kurti mund ta quajë si të dojë, mund ta quajë Samoupravë vetëmenaxhimin e tij. S’e ke bërë Zajednicën – po e bën Samoupravën”.
“Ajo çka mua më shqetëson në përmbajtje është mosvetëdija e tij për atë që ka pranuar, sepse në këtë marrëveshje që do të bëhet tani kriter ndërkombëtar për Kosovën, do të bëhet një ekip brenda BE-së, i përbashkët me Serbinë, që do të merren me implementimin e këtyre marrëveshjeve, përfshirë edhe marrëveshjet paraprake, përfshirë edhe asociacionin”, deklaroi Abdixhiku.
Ai po ashtu shtoi se Kurti tani ka hapur këtë nivel të diskutimit rreth vetëmenaxhimit dhe strukturës që kjo e drejtë do të ankorohet bashkë me Serbinë brenda procesit lehtësues në BE.