Serwer: Marrëveshja e Ohrit nuk pati ndonjë përmbajte të madhe, ja çka do të ndodhë me Asociacionin
Njohësi i çështjeve politike njëherësh profesor në Universitetin John Hopkins në SHBA, Daniel Serwer ka folur rreth takimit të Ohrit dy ditë më parë, ku u tha se ka një marrëveshje pa nënshkrime.
Serwer këtë marrëveshje të arritur e ka quajtur rezultat të kufizuar.
Madje, ai tha se, marrëveshja e Ohrit pa nënshkrim dhe vetëm me disa pika zotimi, është një marrëveshje por pa marrëveshje.
Serwer gjithashtu ka thënë se pas kësaj marrëveshje, duhet të fillohet negocimi menjëherë, por sipas tij, negocimi për vetëmenaxhim e assesi themelimi i Asociacionit.
Madje, ai ka thënë se nuk beson që do të ketë ndonjëherë Asociacion dhe se nuk do të ketë kompetenca ekzekutive.
“Rezultati i kufizuar në dy aspekte, i kufizuar në aspekte procedurale dhe nuk pati ndonjë substancë apo ndonjë përmbajtje të madhe aty. Nuk thotë se do ta njohin 5 vendet e BE-së, nuk thotë që Serbia nuk do t’i ngacmoj serbët që duan ti bashkëngjiten Forcës së Sigurisë së Kosovës, nuk thotë gjë që shqiptarët që jetojnë në Serbinë jugore të trajtohen në mënyrë reciproke sikurse serbët në Kosovë”, ka thënë Serwer duke shtuar se kjo është një arritje shumë e kufizuar.
“Mirëpo, për mua sa më përket mua, kjo është një marrëveshje por pa marrëveshje. Është një marrëveshje gjysmë e gatshme dhe nuk është ligjërisht obligative ashtu sikurse e thotë edhe i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Gabriel Escobar”, ka thënë Serwer, duke shtuar se ka një lloj presioni moral që të realizohen ato gjëra që janë premtuar.
Sipas tij, të gjitha komunat në Kosovë kanë nivel të lartë të menaxhimit dhe se Kosova nuk është shtet tërësisht unitar.
“Neni 7 i marrëveshjes nuk i referohet komunave dhe nuk mund të jetë njohje e asociacionit”, tha Serwer.
Problemi, sipas tij, është që marrëveshja nuk i referohet komunave por komuniteteve ose komuniteti serb.
“Kjo është fatkeqe besoj dhe kjo krijon një lloj kategorie krejtësisht të veçantë dhe nuk e di se si mund t’i jepet vetmenagjimi. Një prej gjërave që mund t’i jepet në çfarëdo marrëveshje duhet të jetë që shqiptaret duhet të kthehen në shtëpitë e tyre në veri të Kosovës”, ka thënë Serwer në RTK.