TË FUNDIT

Presidenca alarmon për një deklaratë të Vuçiqit: Po e shkel Marrëveshjen e Ohrit

Presidenca alarmon për një deklaratë të Vuçiqit: Po e shkel Marrëveshjen e Ohrit

Presidenca e Kosovës i ka reaguar Aleksander Vuçiqit, të parit të shtetit serb, pasi ky tha se Serbia nuk pajtohet në asnjë formë me anëtarësimin e Kosovës në OKB.

Shefi i stafit të presidentes Osmani, Blerim Vela tha se Vuçiq po e thyen marrëveshjen dhe zotimet e tij në Ohër, shkruan lajmi.net.

Sipas tij, kjo shkelje e Vuçiq duhet të dënohet.

“Edhe pse Vuçiq u zotua të zbatojë obligimet nga marrëveshja me Kosovën, përfshirë anëtarësimin në ndonjë organ ndërkombëtar (neni 4), ai vepron me keqbesim dhe thotë se Serbia nuk do të pranojë Kosovën dhe anëtarësimin e saj në OKB, institucionet, agjencitë dhe organizatat e saj! Një shkelje që do të penalizohet!”, thotë Vela.

Vuçiq ndryshe tha sot se nuk pranon njohje të Kosovës në asnjë kuadër të ndonjë marrëveshjeje dhe në asnjë formë nuk do ta lejojë anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. /Lajmi.net/

Even though Vučić committed to implement obligations from the agreement w #Kosovo, incl. membership to any int’l orgs (art. 4), he acts in bad faith & says #Serbia won’t agree to 🇽🇰 membership to 🇺🇳, its institutions, agencies & organizations! A violation that shld be penalized! pic.twitter.com/jOfzCHCF7E

— Blerim Vela (@Blerim_Vela) March 21, 2023

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *