TË FUNDIT

Nëse e shihni këtë person, njoftoni policinë – dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë person, njoftoni policinë – dyshohet për vjedhje

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të identifikuar një person të dyshuar.

Sipas njoftimit, njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Pristhinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi, shkruan lajmi.net.

“I dyshuari kërkohet për përfshirje në një rast, vjedhje grabitqare, që ka ndodhur në janar të vitit 2023, në rrugën ‘Ukshin Hoti’ në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit të dyshuar apo vendndodhjes së tij, qytetarët mund të kontaktojnë policinë në numrin e telefonit: 192. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *