Lajçak: S’është me rëndësi emri i Asociacionit, vetëm themelimi i tij
Lajçak: S’është me rëndësi emri i Asociacionit, vetëm themelimi i tij
Emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak ka folur për herë të parë pas takimit në Ohër.
Në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë, ai ka përmendur edhe çështjen e Asociacionit, përcjell lajmi.net.
Lidhur me këtë, diplomati sllovak shtoi se nuk është me rëndësi emri, por të zbatohet ajo për çka palët janë dakorduar.
Veç kësaj, Lajçak shtoi se kjo u shërben të dyja palëve dhe se marrëveshjet e arritura deri më tani duhet të zbatohen plotësisht.
“Unë nuk insistoj tek emri. Unë insistoj në atë që iu shërben të dyja palëve. Por, kjo është shumë e rëndësishme që të gjitha marrëveshjet paraprake duhet të zbatohen plotësisht. Pra, ne nuk mund të zgjedhim marrëveshjen që na pëlqen; cilën ta zbatojmë e cilën ta injorojmë, sepse procesi serioz do të shndërrohej në tallje”, tha veç tjerash.