TË FUNDIT

Krasniqi: Raporti i DASH-it për Kosovën fakton korrupsionin serioz qeveritar dhe mosndëshkimin

Krasniqi: Raporti i DASH-it për Kosovën fakton korrupsionin serioz qeveritar dhe mosndëshkimin

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas publikimit të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për Kosovën.

Ai ka thënë se ky raport shpërfaq dështimin e Qeverisë Kurti për të ndërtuar institucione kredibile, të përgjegjshme dhe të pakorruptuara, në njërën anë dhe në anën tjetër, dështimin për të krijuar një ambient ku vajzat dhe gratë janë të sigurta, shkruan lajmi.net.

“Raporti fakton korrupsionin serioz qeveritar dhe mosndëshkimin e rasteve të tilla, mungesën e hetimit dhe përgjegjësisë për dhunën me bazë gjinore, përfshirë dhunën në familje apo dhunën seksuale, dhe ngre shqetësimin se si zyrtarë të korruptuar vazhdojnë të mbajnë pozicione të larta në sektorin publik. Kjo është historia e vërtetë e kësaj Qeverie, e cila, në dy vitet e fundit ka prodhuar vetëm skandale që kanë prekur të gjithë sektorët: qeverisjen, ekonominë, shëndetësinë, arsimin, diplomacinë e sigurinë”, ka deklaruar Krasniqi.

Ai ka përmendur edhe rastin e ambasadorit Martin Berishaj, për të cilin ka thënë se përkundër të gjitha raportimeve, fakteve dhe akuzave, vazhdon të mbetet në detyrë pa dhënë asnjëherë llogari për miliona euro të shpërdoruara e të dyshimta.

“Me Kurtin në qeverisje dhe Martinin si simbol të saj – raportet për Kosovën do të vazhdojnë të përkeqësohen vazhdimisht”, ka thënë Krasniqi.

Postimi i plotë:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *