TË FUNDIT

Kosovari gëlltit dhëmbët, përfundon në QKUK

Kosovari gëlltit dhëmbët, përfundon në QKUK

Klinika e Gastroentetologjisë shpesh herë përballet me raste të rralla e ndonjëherë edhe të “habitshme”.

Një i tillë ka ndodhur së fundmi në këtë klinikë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, shkruan lajmi.net.

Doktori Skender Telaku ka bërë të ditur se një pacient, derisa ishte në gjumë ka gëlltitur urën metalokeramike që i kishte vënë te stomatologu.

Telaku ka bërë të ditur se ura i është larguar pa kurrfarë problemi.

“Nxjerrja e ures metalokeramike gjysmecirkulare nga perpisa (ezofagu) me endoskop. Mashkulli 35 vjec aksidentalisht, deri sa ka qene ne gjume e ka perbire uren e vene nga stomatologu disa muaj me pare. Ura u nxorr endoskopikisht pa kurfare problemi…..”, ka shkruar doktori Telaku.

Postimi i plotë:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *