TË FUNDIT

Abdixhiku pas takimit me kryesinë e LDK-së: U bënë lëshime të mëdha në dialog

Abdixhiku pas takimit me kryesinë e LDK-së: U bënë lëshime të mëdha në dialog

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ftuar kryesinë e partisë që ai drejton në një mbledhje të radhës.

Në mbledhjen respektive u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend, në veçanti për procesin e dialogut, përcjell lajmi.net.

I pari i LDK-së tha se përgjatë këtij procesi janë bërë lëshime të mëdha, që sipas tij po shndërrohen edhe në kushte obligative integruese për vendin tonë.

“Diskutuam për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë mbi temën e dialogut dhe lëshimet e mëdha të bëra në këtë proces. Këto lëshime, përveç se humbje e një mundësie për avancim substancial të pozicionit shtetar të Kosovës, tashmë po shndërrohen dhe në kushte obligative integruese për vendin tonë; adaptimi me të cilat do të jetë sa i pashmangshëm aq edhe sfidues”, shkroi Abdixhiku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *