Zgjedhja e guvernatorit të BQK-së rrezikon të kthehet në pikën zero
Zgjedhja e guvernatorit të BQK-së rrezikon të kthehet në pikën zero
Procesi për përzgjedhjen e guvernatorit të ri të Bankës Qendrore të Kosovës rrezikon të kthehet në pikën zero.
Kjo për shkak të parregullsive që vlerësohet se janë identifikuar deri më tani, përfshirë këtu edhe vlerësimet e ndryshme që u janë bërë kandidatëve nga komisioni i caktuar nga BQK-ja dhe ai nga Ambasada britanike në Prishtinë.
“Më 29 mars do t?i përfundoj mandati guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti. I njëjti ka konkurruar përsëri për këtë pozitë por nuk ka arritur që të jetë pjesë e listës së të përzgjedhurve”.
Për vlerësimin ndaj guvernatorit Mehmeti, Komisioni për Buxhet ka kërkuar sqarime shtesë.
Anëtarë të këtij komisioni thonë se ka pasur vonesa në lidhje me marrjen e informacioneve për këtë proces.
Me kritika, procesi i zgjedhjes së guvernatorit të ri, është përcjellë edhe nga shoqëria civile.
RTK ka kontaktuar edhe me kryetarin e Bordit të BQK-së, Bashkim Nurbojën, i cili tha se janë në pritje të vendimit të Kuvendit të Kosovës.