TË FUNDIT

Shoqëria civile në Serbi: Marrëveshja e Ohrit, rrugë që do të zgjasë

Shoqëria civile në Serbi: Marrëveshja e Ohrit, rrugë që do të zgjasë

Nga shoqëria civile në Serbi kanë dhënë vlerësime të ndryshme për marrëveshjen e 18 marsit në Ohër në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Fillimi i rrugës drejt zgjidhjes se si Serbia e trajton Kosovën. Kështu e sheh një pjesë e opinionit në Serbi aneksin e zbatimit të marrëveshjes, e cila konsiderohet si kornizë detyruese, Dushan Janjiq, nga Forumi për Marrëdhënie Etnike, beson se Kosovës i janë dhënë kushte për të rrumbullakosur legjitimitetin e saj.

“Pas kësaj, askush në Serbi nuk mundet te tregon qe nuk dëshiron të bisedon, dhe askush nuk mund te tregon qe s’ka njohje, sepse nuk është më çështje nëse, por kur. Sa i përket Kosovës, kjo është pavarësi e kushtëzuar që nënkupton se për të arritur legjitimitetin duhet të kompletohet korniza e garantimit të të drejtave të komunitetit serb. Me Asociacionin Kosova e merr atë që i ka munguar – legjitimitetin përballë Evropës, sepse pesë shtete që nuk e kanë njohur mund të krijojnë komunikim për të cilin është pajtuar Serbia, që mund të quhet komunikim i papenguar përveç dërgimit të ambasadorëve”, ka thënë Janjiq.

Ekspertët vlerësojnë se marrëveshja ka gjetur modalitetet që nuk ka njohje as De facto as De jure, ndërsa Kosova nuk ka afate kohore për formimin e Asociacionin. Dhe e gjithë kjo hap rrugën që do të zgjasë.

“Nuk mendoj se marrëveshja përfundimtare, e cila nënkupton njohjen nga Serbia, do të ndodhë së shpejti. Njohja mund te ndodhë në ditën e hyrjes së Serbisë në BE, por nuk mund të presim para kësaj, ndërsa normalizimi do te ndodh aq sa ka vullnet politik”, ka thënë Dragisha Mijaçiq, Koordinator i Kapitullit 35,RTK.

Detyrimet nga marrëveshja do të bëhen pjesë e kapitullit 35 dhe do të lidhen drejtpërdrejt me rrugën e Serbisë drejt BE-së, e cila do të jetë një detyrim që nëse nuk zbatohet do të rrezikojë procesin e integrimit evropian.

Në Beograd vlerësohet se ky është fillimi i maratonës sepse ka filluar puna për një marrëveshje përfundimtare, por ende besohet se do të zgjasë sepse pikëpamjet e palëve janë shumë larg.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *