TË FUNDIT

Policia e Kosovës arreston një person në Zubin Potok, sekuestrohen armë të ndryshme

Policia e Kosovës arreston një person në Zubin Potok, sekuestrohen armë të ndryshme

Policia e Kosovës, njësitet e stacionit policor Zubin Potok nga rajoni Mitrovicë veri, kanë pranuar informacionet relevante se në një lokacion në fshatin Kozarev-Zubin Potok në një shtëpi dyshohet për posedim të armëve dhe municionit.

Me këtë rast, Policia e Kosovë ka arrestuar edhe një person të dyshimtë, transmeton lajmi.net.

Njësitet kompetente policore nga stacioni policor Zubin Potok kanë ndërmarr veprime të menjëhershme policore dhe pas një pune hetimore dhe operative kanë arrit që në shtëpinë e dyshuar të gjejnë dhe sekuestrojnë si dëshmi/prova materiale:

• Dy (2) armë të gjata, me dyqind e tetë (208) fishekë

• Dy (2) pushkë ajrore, dy (2) kuti me sfera të pushkës

• Një revole, e tipit zastava

• Dy (2) karikatorë, tetëmbëdhjetë (18) fishekë.

Lidhur me rastin janë njoftuar njësitet kompetente rajonale të hetimeve Mitrovicë veri të cilat kanë dal në vendin e ngjarjes.

Në konsultim me prokurorin kompetent është iniciuar rasti “Mbajtje në pronësi, posedim, kontroll të paautorizuar të armës” dhe i dyshuari dërgohet në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *