Në Kosovë vijojnë mësimin në gjuhën turke rreth 7 mijë nxënës
Në Kosovë vijojnë mësimin në gjuhën turke rreth 7 mijë nxënës
Në 72-vjetorin e mësimit në gjuhën turke, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka vizituar shkollën “Elena Gjika” në Prishtinë.
Ai tha se ndjehet krenar për traditën e shumëgjuhësisë në Kosovë.
“Ne gjithashtu do të ofrojmë mundësi për studentët që mësojnë gjuhët siç mund të jetë dhe gjuha turke për shqiptarët këtu në Prishtinë, sepse duhet të mësojmë gjuhët e njëri-tjetrit. Të kuptojmë më mirë e bashkëpunojmë më shumë. Edhe individët edhe shteti përfitojnë më shumë nga avantazhet në tregun ndërkombëtar, si dhe solidaritet në nivel të Republikës kur njerëzit kanë mundësi të komunikojnë me njeri-tjetrin”, ka thënë Kurti.
Zëvendës drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” Agnesa Gllobodash, tha se nxënësit turq i gëzojnë të drejtat që u takojnë.
Në Kosovë vijojnë mësimin rreth 7 mijë nxënës në gjuhën turke.
Në nivel vendi kanë mbi 7 mijë nxënës që vijojnë mësimin në gjuhën turke, nga klasa e parë deri në klasën e 12-të.