Mbledhja e 135 e Qeverisë, ndahen mbi 7 milionë euro për mbështetje në krizën energjetike
Mbledhja e 135 e Qeverisë, ndahen mbi 7 milionë euro për mbështetje në krizën energjetike
Qeveria e Kosovës ka zhvilluar sot një mbledhje elektronike.
Me këtë rast, Qeveria mori vendim për ndarjen e 7,278,747.59 € për zbatimin e masës 3.7 – Mbështetje në tejkalimin e krizës energjetike të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.
Në kuadër të kësaj mbledhje është theksuar se mjetet e ndara do të përdoren për subvencionimin e energjisë elektrike për konsumatorët fundorë, me qëllim të uljes së ndikimit të tarifave të energjisë, që reflektojnë në faturat e konsumatorëve, transmeton lajmi.net.
“Kushtet dhe kriteret e shfrytëzimit të këtyre mjeteve përcaktohen me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 21/94 të datës 24 gusht 2022”,thuhet në njoftimin për media./Lajmi.net/