Lajçak për herë të parë e vendos flamurin e Kosovës në postimin e tij (FOTO)
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, për herë të parë e ka vendosur flamurin e Kosovës.
Kjo ka ndodhur pas takimit të Ohrit, ku kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ranë dakord për zbatimin e marrëveshjes së arritur në Bruksel më 27 shkurt, për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.
BE-ja është neutrale ndaj statusit të Kosovës.