Vrasja e rëndë në Prishtinë, policia jep detaje të reja
Vrasja e rëndë në Prishtinë, policia jep detaje të reja
Policia njofton se dje rreth orës 13:21 dy persona kanë shtënë me armë në drejtim të një personi i gjinisë mashkullore, i cili ka vdekur.
Po ashtu edhe dy të dyshuarit janë të lënduar dhe janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor, të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Njoftimi i plotë i policisë:
VRASJE E RËNDË/Rr. Ahmet Krasniqi, Prishtinë 18.03.2023 – 13:21. Dy të dyshuar meshkuj kosovarë dyshohet se kanë shtënë me armë në drejtim të viktimës mashkull kosovar i cili është qëlluar dhe ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjeku i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Po ashtu edhe dy të dyshuarit janë të lënduar dhe janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Gjatë veprimeve hetimore është intervistuar edhe një i dyshuar i cili më pas është liruar, është sekuestruar edhe: një revole me një karikator dhe 11 fishekë, një gëzhojë dhe një thikë. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente policore.