Opozita serbe kërkon dorëheqjen e Vuçiqit
Opozita serbe kërkon dorëheqjen e Vuçiqit
Opozita në Serbi i ka reaguar ashpër presidentit serb Aleksandar Vuçiq për arritjen e pajtueshmërisë mes tij dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit.
Madje lideri i Lëvizjes së djathtë Dveri, Boshko Obradoviq, kërkoi dorëheqjen e Vuçiqit, si zgjidhje e vetme e krizës politike. Duke kërkuar madje protesta nga qytetarët ai ka thënë se Vuçiq në mënyrë të paautorizuar ka marrë përsipër obligimin që të fillojë zbatimin e Marrëveshjes të cilën ai e vlerëson si grushtet.
Ish shefi i diplomacisë serbe Vuk Jeremiq marrëveshjen e quajti tradhti.
“Kjo tradhti e lartë mund të parandalohet vetëm me referendum”, ka shkruar ai.
Edhe partitë opozitare në Kosovë PDK e LDK e kritikuan kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për arritjen e pajtueshmërisë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Liderët e dy partive më të mëdha opozitare në Kosovë Memli Krasniqi i PDK-së e Lumir Abdixhiku kanë reaguar vetëm përmes rrjeteve sociale