TË FUNDIT

Edi Rama për marrëveshjen në Ohër: Le të shpresojmë, mos të jetë mashtrim!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas takimit në mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama tha se shpreson që arritja e marrëveshjes por pa nënshkrim të mos jetë një tjetër mashtrim ballkanik.

“Le të shpresojmë që djalli të mos fshihet në detaje sonte dhe që marrëveshja e rënë dakord por e pa nënshkruar të mos jetë një tjetër mashtrim ballkanik! Përndryshe kjo do të ishte një arritje historike që do të shpallte një pranverë të shumëpritur në marrëdhëniet mes dy kombeve më të mëdha të Ballkanit’, shkroi Rama në Twitter.

Ndërsa, në një postim tjetër Rama i ka uruar katër protagonistët e tryezës në Ohër.

“Dhe le t’i urojmë sinqerisht katër protagonistët e tryezës së sotme të Ohrit, duke uruar që së shpejti marrëveshja e panënshkruar të kthehet në një realitet të ri të pakthyeshëm mes Kosovës dhe Serbisë, shqiptarëve dhe serbëve, Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian”, ka shkruar ai.(INA)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *