TË FUNDIT

Blinken përgëzon Kurtin dhe Vuçiq për marrëveshjen: Do të shpejtojë rrugën drejt BE-së

Blinken përgëzon Kurtin dhe Vuçiq për marrëveshjen: Do të shpejtojë rrugën drejt BE-së

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, e ka përshëndetur dakordimin e arritur mbrëmë në Ohër, për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë.

Blinken e ka përgëzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti si dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Blinken tha gjithashtu se kjo do të përshpejtojë rrugëtimin e të dyja vendeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Shtetet e Bashkuara do të mbeten të angazhuara në mënyrë aktive, në koordinim me partnerët e BE-së, për të mbështetur Serbinë dhe Kosovën në funksionimin e zbatimit në ndjekje të një marrëdhënieje të parashikueshme dhe paqësore. Ne do të vazhdojmë të mbështesim avancimin e stabilitetit dhe prosperitetit në Ballkanin Perëndimor”, tha Blinken, transmeton lajmi.net.

Blinken shtoi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara do të mbeten të angazhuara në mënyrë aktive, në koordinim me partnerët e BE-së, për të mbështetur Kosovën dhe Serbisë në funksionimin e zbatimit drejt një marrëdhënie të parashikueshme dhe paqësore.

“Falënderojmë BE-në për ndërmjetësimin e bisedimeve dhe Qeverinë e Maqedonisë së Veriut për pritjen e palëve dhe mbështetjen për finalizimin e kësaj marrëveshje”,shtoi ai./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *