TË FUNDIT

Begaj: Dakordësimi Kosovë-Serbi, garanci për të ardhmen e rajonit në BE

Begaj: Dakordësimi Kosovë-Serbi, garanci për të ardhmen e rajonit në BE

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj përshëndeti sot arritjen në Ohër të Maqedonisë së Veriut, të dakordësimit publik mes Kosovës dhe Serbisë dhe angazhimit për të zbatuar marrëveshjen bazë dhe të aneksit përkatës.

Begaj vlerëson se, ky dakordësim është një garanci më shumë për paqen, stabilitetin dhe të ardhmen e rajonit në Bashkimin Evropian.

“Besimplotë se garantët e këtij dakordësimi do ta bëjnë atë të detyrueshme e të zbatueshme nga palët. Falënderoj Bashkimin Evropian për ndërmjetësimin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e fuqishme”, u shpreh Begaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *