TË FUNDIT

Tri ditë më parë denoncoi burrin e vjehrrën për dhunë, raportohet të ketë vdekur 51-vjeçarja nga Rahoveci

Tri ditë më parë denoncoi burrin e vjehrrën për dhunë, raportohet të ketë vdekur 51-vjeçarja nga Rahoveci

Pak ditë më parë kishte raportuar për burrin e vjehrrën për dhunë, ndërkaq sot raportohet të ketë vdekur.

Bëhet fjalë për një 51-vjeçare nga Rahoveci, që siç shkruan Sinjali, ka vdekur në spitalin “Isa Grezda” në Gjakovë, përcjell lajmi.net.

Siç mëson tutje mediumi respektiv, policia ka filluar hetimet, pasi pikërisht në ditën që ishte shtrirë në spital, ajo denoncoi burrin e vjehrrën për dhunë.

Kjo është konfirmuar edhe përmes raportit 24 orësh të Policisë, të dërguar ditën e enjte, ku thuhej se të dyshuarit ishin shoqëruar për intervistim në stacion policor dhe të njëjtit ishin liruar më pas në procedurë të rregullt.

Rahovec 15.03.2023 – 08:50. Viktima femër kosovare ka informuar se bashkëshorti dhe vjehrra e saj të dyshuarit kosovarë kanë ushtruar dhunë ndaj saj. Viktima është dërguar në tretman mjekësor në Spitalin e Gjakovës. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhej në njoftimin e Policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *