Syla: Kur qesh Kurti, punët i ka si mos më keq
Syla: Kur qesh Kurti, punët i ka si mos më keq
Gazetari Valon Syla ka komentuar sjelljet e krerëve të shteteve në fillim të takimit në Ohër.
Ai është ndalur te paraqitja e buzëqeshur e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përcjell lajmi.net.
Këtu ai citoi kreun e PSD-së, Dardan Molliqajn, duke thënë se Kurti kur i ka punët më së keqi, ai qesh.
“Kur qesh Kurti, dijeni që punët i ka si mos më keq”, tha ndër tjerash ai në T7.
Sa i përket takimit në Ohër, duhet përmendur faktin se palët tashmë kanë shkuar në një pauzë tjetër, ndërsa që nga ora 10:30 kanë filluar takimet fillimisht të ndara, më pas ato “kokë më kokë”.