Petrit Selimi: Po dëgjoj që s’ka asgjë nga Ohri
Petrit Selimi: Po dëgjoj që s’ka asgjë nga Ohri
Ish-ministri i Punvëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi është deklaruar përmes rrjetit social “Twitter” lidhur me takimin në Ohër.
Përmes një cicërime, ai ka shkruar se burimet e tij thonë që nuk ka asgjë nga Ohri, përcjell lajmi.net.
Në anën tjetër, Selimi ka shkruar se ndërmjetësit po bëjnë maksimumin që të shpëtojnë përpjekjen dhe të ketë një dakordim mes palëve.
“Mirë. Ajo që po dëgjoj në këtë moment nga Ohri është se nuk ka “asnjë marrëveshje”. Lehtësuesit po punojnë shumë për të shpëtuar përpjekjen.” – ka shkruar ai.
Well. What I’m hearing right at this moment from Ohrid is that there is “no deal”. 🤷♂️ Envoys working hard to salvage the effort.
— Petrit Selimi (@Petrit) March 18, 2023