Mbyllen bisedimet në Ohër, përfudon pas 12 orësh takimi Kurti-Vuçiç
Pas negociatave maratonike që nisën nga orët e paradites në Ohër, pak më parë ka përfunduar takimi trepalësh midis kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, nën ndërmjetësim të zyrtarëve të Bashkimit Evropian.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano.
Ai ka paralajmëruar pas takimit,përfaqësuesi i lartë Josep Borrell së shpejti do të dalë me deklaratë zyrtare se çfarë është arritur nga negociatat e sotme lidhur me marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, përmes planit 11 pikës të ashtuquajtur franko-gjerman.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nën ndërmjetësimin e BE-së, diskutuan në Ohër të Maqedonisë së Veriut për planin e zbatimit të propozimit evropian.
I dërguari i Shteteve të Bashkuara, Gabriel Escobar, ka qenë i pranishëm në takimet në Ohër në cilësinë e vëzhguesit. Pas përfundimit të bisedimeve, ai është parë në hotelin ku është vendosur qendra mediatike. (INA)