TË FUNDIT

Matoshi: Nga infot e mia, takimi ka shkuar me tensione – Kurti ka refuzuar çdo gjë me Asociacionin

Matoshi: Nga infot e mia, takimi ka shkuar me tensione – Kurti ka refuzuar çdo gjë me Asociacionin

Analisti Halil Matoshi pandeh se takimi nuk ka shkuar edhe aq mirë.

Kjo pasi, duke u thirrur në burimet e tij, ka mësuar se ka pasur paksa tensione në takim, përcjell lajmi.net.

Madje, ai për mikrofonat e Kanal10 deklaroi se një prej arsyeve është edhe refuzimi i Kurtit për të diskutuar çdo gjë që ka të bëjë me Asociacionin.

“Nga infot e mia, takimi ka shkuar paksa me tensione. Kurti po refuzon çdo gjë që ka të bëjë me Asociacionin”, tha ndër tjerash ai.

Kujtojmë se takimi është në zhvillim e sipër, ndërsa nuk dihet se kush do të flasë, ani pse po raportohet se i pari që do ta bëjë këtë është Vuçiqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *