TË FUNDIT

Kurti nga Ohri flet para përballjes me Vuçiqin

Çështja e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe sipas kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti duhet të diskutohet me durim dhe vullnet të mirë në dialogun në vijim, përfshirë dhe takimin e nesërm në Ohër.

Megjithatë Kurti përkujtoi se kjo çështje nuk e ka kaluar testin në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës

“Asociacioni i komunave me shumicë serbe i ka dy marrëveshje nga 39 sosh gçjithsejt që janë nënshkruar në Bruksel, nga data 2 korrik 2011 deri më datën 25 gusht 2015…Nuk jam për, që nga 39 marrëveshje të vendoset njëra në krye ose e para. Sepse ato marrëveshje nuk kanë as hierarki vlerore dhe as hierarki logjike, ata kanë rend kronologjik. Pra nuk i përjashtoj ato, asnjërën prej tyre, por konsideroj që njëkohësisht nuk është e drejtë që të imponohet një marrëveshje e vetme si më prioritarja ose më e rëndësishmja… Pra nuk e mohoj asociacionin që është një dakordim paraprak, mirëpo në anën tjetër nuk mund ta nxjerrim siç themi ne “qeren para kalit” dhe duhet ta kemi parasysh se marrëveshja e asociacionit nëse është e veçantë, është e veçantë në kuptimin që nuk e kaloj testin e Gjykatës Kushtetuese në Kosovë.

Marrëveshja më e dashur e tyre për të cilën insistojën dhe trumbetojnë gjithandej, në njërën anë nuk e ka kaluar Gjykatën Kushtetuese në Kosovë si test dhe në anën tjetër është shkelur prej vet atyre. Por unë besoj se të gjitha këto gjëra duhet t’i diskutojmë me durim, me përqendrim dhe gjithashtu me vullnet të mirë për të gjetur zgjidhje në dialogun në vijim, përfshirë sidomos takimin e nesërm në Ohër ”, tha Kurti.

Kurti, Vuçiqit: Pa nënshkrim s’mund të ketë marrëveshje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në prag të takimit në Ohër me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka komentuar deklaratën e këtij të fundit se nuk do të nënshkruaj kurrfarë marrëveshje.

Ai ka thënë se pa nënshkrim nuk mund të ketë marrëveshje, ndërsa ka ritheksuar qëndrimin e tij se në Ohër palët duhet të shprehin shpresën dhe optimizmin për normalizimin e marrëdhënieve.

Sipas tij, takimi i së shtunës duhet të merret me më shumë seriozitet.

“Edhe unë e dëgjova këtë deklaratë që refuzohet apriori nënshkrimi i një marrëveshje në Ohër. Kjo nuk është qasje konstruktive dhe njëkohësisht nuk mendoj se kjo dëshmon përkushtim. Ne kemi nevojë që ta shprehim shpresën dhe optimizmin tonë për normalizim të plotë të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, po zhvillojmë takime të nivelit të lartë, po ndërmjetëson BE-ja, që është projekti më i rëndësishëm politik e ekonomik dhe procesi më i rëndësishëm, historik e gjeopolitik i Evropës dhe do thosha i mbarë botës, pas përfundimit të luftës së dytë botërore, andaj do duhej të merrej me shumë më tepër seriozitet takimi i nesërm”.

“Nuk po them që nëse nuk ka nënshkrim, atëherë kemi nënshkruar mosmarrëveshjen, mirëpo edhe nuk mund të them që pa nënshkrim do të mund të quhet marrëveshje me gjithë mend. Andaj unë po e ritheksoj se do të jem i përkushtuar, konstruktiv dhe kreativ dhe që shkoj me vullnet, qëllim dhe besim të mirë, por që natyrisht këtë nuk mund ta garantoj edhe për palën tjetër”, ka deklaruar Kurti në Alsat.

Kreu i ekzekutivit ka folur edhe për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Sipas tij, kjo çështje duhet të diskutohet me durim dhe vullnet të mirë në dialog, përfshirë edhe takimin në Ohër.

Megjithatë, Kurti ka përkujtuar se kjo çështje nuk e ka kaluar testin në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

“Asociacioni i komunave me shumicë serbe i ka dy marrëveshje nga 39 sosh gjithsejtë që janë nënshkruar në Bruksel, nga data 2 korrik 2011 deri më datën 25 gusht 2015…Nuk jam për, që nga 39 marrëveshje të vendoset njëra në krye ose e para. Sepse ato marrëveshje nuk kanë as hierarki vlerore dhe as hierarki logjike, ata kanë rend kronologjik. Pra nuk i përjashtoj ato, asnjërën prej tyre, por konsideroj që njëkohësisht nuk është e drejtë që të imponohet një marrëveshje e vetme si më prioritarja ose më e rëndësishmja…”.

“Pra nuk e mohoj asociacionin që është një dakordim paraprak, mirëpo në anën tjetër nuk mund ta nxjerrim siç themi ne “qeren para kalit” dhe duhet ta kemi parasysh se marrëveshja e asociacionit nëse është e veçantë, është e veçantë në kuptimin që nuk e kaloj testin e Gjykatës Kushtetuese në Kosovë. Marrëveshja më e dashur e tyre për të cilën insistojnë dhe trumbetojnë gjithandej, në njërën anë nuk e ka kaluar Gjykatën Kushtetuese në Kosovë si test dhe në anën tjetër është shkelur prej vet atyre. Por unë besoj se të gjitha këto gjëra duhet t’i diskutojmë me durim, me përqendrim dhe gjithashtu me vullnet të mirë për të gjetur zgjidhje në dialogun në vijim, përfshirë sidomos takimin e nesërm në Ohër”, është shprehur kryeministri./BS

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *