TË FUNDIT

Kurti: Erdha për të nënshkruar aneksin e marrëveshjes bazë, pala tjetër s’deshi

Kurti: Erdha për të nënshkruar aneksin e marrëveshjes bazë, pala tjetër s’deshi

Kryeministri i Republikës së Kosovës ka folur pas takimit tripalësh me BE-në dhe Vuçiq.

Ai tha se palët kanë arritur marrëveshje publikisht që të respektojnë aneksin e marrëveshjes bazë, përcjell lajmi.net.

Megjithatë, ashtu si në takimin e kaluar, edhe në këtë të sotmin, pala tjetër refuzoi.

“Fillimisht duhet të falënderojë nikoqirët, krerët shtetërorë të Maqedonisë Veriore për mikpritjen. Ne erdhëm në Ohër për të nënshkruar marrëveshjen që do të zbatojë aneksin e marrëveshjes bazë. Pala tjetër refuzoi sërish nënshkrimin e saj. Sa i përket aneksin e zbatimit, ai do të publikohet në faqen e Bashkimit Evropian”, tha ndër tjerash ai.

Tutje, kryeministri u përgjigj edhe rreth deklarimeve të Borrellit për respektimin e pikës së 7.

“Nuk është vetëqeverishje, por vetëmenaxhim. Jam kryeministër edhe i të gjitha pakicave në Kosovë, që shpeshherë harrohen. Unë u shërbejë të gjithëve. Ekziston një paragraf që flet për një nivel adekuat të menaxhimit të pakicave serbe në Kosovë dhe ne do të udhëhiqemi nga standarde të larta që as serbët të mos kenë diskriminim”.

Në anën tjetër, i pari i qeverisë ka folur edhe për çështjen e të pagjeturve.

Ai ka shtuar se presidenti serb po i ikë marrëveshjes që siguron njohje defakto.

“Pa dallim etnie e përkatësie duhet të zgjidhet fati i të pagjeturve, prandaj fjala urgjencë është pikërisht tek çështja e të pagjeturve.

Presidenti serb po i ik nënshkrimit të marrëveshjes, kjo është njohje defakto. Tash ështe edhe aneksi i zbatimit por besoj është platformë solide për të ecur para. Ne nuk frikësohemi, edhe atë natë edhe sonte kam qenë i gatshëm për të nënshkruar, pra zotohem me nënshkrim, nuk hezitoj por nënshkruaj.

Besoj se më shume insistim ndërkombëtar ndaj palës tjetër do të ndihmonte edhe ndërmjetësit edhe zbatimin e asaj që zotohemi publikisht”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *