Kongresmenët amerikanë letër Blinkenit: Të drejta të barabarta për shqiptarët në Serbi, si për serbët në Kosovë
Kongresmenët amerikanë letër Blinkenit: Të drejta të barabarta për shqiptarët në Serbi, si për serbët në Kosovë
Kongresmenët Jim Himes dhe Ritchie Torres raportohet t’i kenë shkruar Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
Siç ka transmetuar deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, kongresmenët i kanë kërkuar Blinkenit të drejta të barabarta për shqiptarët në Serbi, ashtu si për serbët në Kosovë, përcjell lajmi.net.
“Bashkëkryesuesit e Grupit për Çështje Shqiptare në Kongresin e SHBA-ve, Kongresistët Himes dhe Torres, i dërgojnë letër zyrtare Sekretarit Blinken përmes së cilës kërkojnë që të drejtat e shqiptarëve në jugun e Serbisë, respektivisht në Luginën e Preshevës, të trajtohen në mënyrë reciproke me ato të minoritetit serb në Kosovë”, shkroi ndër tjerash Kamberi.
Më poshtë edhe letra e plotë: