TË FUNDIT

“Kokë më kokë” më shumë se zakonisht, tri orë nga fillimi i takimit Kurti – Vuçiq

“Kokë më kokë” më shumë se zakonisht, tri orë nga fillimi i takimit Kurti – Vuçiq

Filloi, pauzoi për pak, rifilloi. Takimi Kurti – Vuçiq po vazhdon edhe tash dhe po zgjatë më shumë se zakonisht.

Tashmë janë bërë tri orë prejse nisi takimi i nivelit të lartë mes kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe presidentit serb, shkruan lajmi.net.

Ekipi ynë që është i pozicionuar në vendngjarje, po raporton se gazetarët tash e dy orës janë të gatshëm dhe po presin paraqitjen e parë mediatike të ndonjërit prej palëve të përfshira, por që deri më tani, asnjëri nuk e ka bërë këtë, ani pse raportime për një gjë të tillë, kishte edhe pak më parë.

Takimi nisi rreth orës 15:15, për t’u ndalë më pas rreth orës 16:46. Pauza zgjati pak më shumë se 20 minuta, për të rifilluar sërish.

Ka hipoteza të ndryshme rreth asaj pse po zgjatet takimi, megjithatë deri më tani të gjitha janë jozyrtare dhe si të tilla nuk duhet të merren të mirëqena.

Kujtojmë se takimet paraprake mes Kurtit dhe Vuçiq zakonisht nuk kanë zgjatur më shumë se një orë.

Duhet përmendur se faqja zyrtare e Bashkimit Evropian ka shkruar për një paraqitje të shefit të diplomacisë, Josep Borrell para gazetarëve.

Kjo pritet të ndodhë pas pak më shumë se një çerek ore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *