Ish-këshilltari i Rambujesë pjesë e delegacionit të Kurtit, tymos puro në ballkonin e hotelit në Ohër
Ish-këshilltari i Rambujesë pjesë e delegacionit të Kurtit, tymos puro në ballkonin e hotelit në Ohër
Delegacioni i Kosovës në Ohër me në krye kryeministrin Kurti e ka me vete edhe një këshilltar special.
Bëhet fjalë për Marc Weller, i cili ishte këshilltar për Kosovën në Konferencën e Rambujesë në vitin 1999, shkruan lajmi.net.
Britaniku Ëeller është kapur nga kamerat në ballkonin e hotelit ku po mbahet takimi duke tymosur një puro.
Ai ka mbajtur edhe pozitën e këshilltarit të lartë ligjor në procesin e Vjenës të negociatave për statusin përfundimtar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të udhëhequr nga OKB-ja gjatë viteve 2006-2007.
Bazuar në biografinë e publikuar nga “Universiteti i Cambridget”, Ëeller gjithashtu ka kontribuar edhe në hartimin e Kushtetutës së Kosovës, si dhe ka hartuar Ligjin për Mbrojtjen e Minoriteteve në Kosovë dhe Statutin e Këshillit Konsultativ të Komuniteteve.
Ai është edhe autor i librit “Shtetësia e kontestuar: administrimi ndërkombëtar i luftës së Kosovës për pavarësi”. /Lajmi.net/