TË FUNDIT

Gazetari i BBC-së në Ohër ‘vë bast’ 10 euro se s’do të ketë marrëveshje

Gazetari i BBC-së, Guy De Launey që po qëndron në Ohër ka bërë një koment lidhur me opozitën në Kosovë dhe atë në Serbi.

“Escobari po flet për fundin e vitit si kohën për ta përmbyllur marrëveshjen. Prandaj, ka shumë hapa nga tani deri në atë kohë. Por, opozita edhe në Kosovë e edhe në Serbi ka qenë goxha e butë deri tani.

Të lodhur, apo po e ruajnë barutin?”, ka shkruar De Launey në profilin e tij në Twitter.

Në një postim tjetër, gazetari ka ironizuar duke vënë bast 10 euro se nuk do të kishte marrëveshje sot.

“Po vë bast se takimi i shumëpritur i sotëm mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë nuk do të rezultojë në marrëveshje”, ka shkruar ai derisa shihet në fotografi teksa mban një kartmonedhë 10-euroshe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *