TË FUNDIT

Escobar pas takimit: Është arritur marrëveshja e vështirë, por e domosdoshme

Zëvendësndihmës sekretari amerikan i shtetit, Gabriel Escobar bëri të ditur se është arritur marrëveshje në takimin e sotëm në Ohër, përcjell INA.

“Dua të përgëzoj të dyja palët për arritje e një marrëveshje të vështirë por të domosdoshme afatgjate që hap rrugën euroatlantike dhe evropiane, por edhe paqen në rajon.

Mund të them sot që SHBA përkushtohet në implemtimin e marrëveshje, duke bërë cdo gjë të mundur për ta realizu dhe ndihmu këtë marrëveshje”, theksoi zyrtari dhe lehtësuesi amerikan në këtë proces, Escobar.

Ai tha se BE ka një mekanizëm për të siguruar implementimin dhe se jam i kënaqur dhe mirënjohës për kolegët tanë evropian për arritjen e kësaj marrëveshje, por duke faleminderuar edhe dy liderët në këto negociata, Kurti dhe Vuciq. Zyrtari amerikan faleminderoi vendin nikoqir për organizimin dhe mbarëvajtjen e këtij takimi. (INA)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *