Dhunohet një vajzë e mitur në Viti
Dhunohet një vajzë e mitur në Viti
Një femër e mitur po dyshohet se është dhunuar para një jave në komunën e Vitisë.
Policia bën me dije se në lidhje me rastin është arrestuar një i dyshuar, shkruan lajmi.net.
Viktimës i është bërë ekzaminimi mjekësor dhe në bazë të raporteve ekzistojnë elemente të kryerjes së veprës së dhunimit.
Familjarët e të dyshuarit kanë dorëzuar raporte mjekësor në bazë të së cilave, i dyshuari ka diagnozën prapambetje mendore e shkallës së lehtë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje /Lajmi.net/