TË FUNDIT

Zbatimi i planit franko-gjerman çështje muajsh / Analistët parashohin gatishmëri nga Kurti e Vuçiq, por jo vënie të së zezës mbi të bardhën

Zbatimi i planit franko-gjerman çështje muajsh / Analistët parashohin gatishmëri nga Kurti e Vuçiq, por jo vënie të së zezës mbi të bardhën

Kanë mbetur diçka më tepër se 12 orë deri te fillimi i takimit të shumëpritur në Ohër, takim ky i nivelit të lartë mes Kosovës e Serbisë, palë këto që do të përfaqësohen nga kryeministri i Republikës, Albin Kurti dhe i pari i serbëve, Aleksandar Vuçiq.

Përkundër faktit se ndërkombëtarët vazhdimisht po bëjnë thirrje për një marrëveshje, në opinionet publike të të dyja vendeve qarkullojnë skepticizma të shumtë, përcjell lajmi.net.

Se nuk pritet vënie të së zezës mbi të bardhën, e thanë edhe analistët kosovarë, Halil Matoshi e Imer Mushkolaj.

Këta të fundit, për lajmi.net u shprehën të rezervuar rreth asaj nëse do të ketë nënshkrim të marrëveshjes, ani pse sipas tyre mund të ketë dakordim për vazhdim të mëtutjeshëm të negociatave, pra një lloj gatishmërie.

Kurti: Serbia s'kapitulon në Ohër, ajo i ngjau në KumanovëKryeministri i vendit, Albin Kurti, është shprehur se është i interesuar për marrëveshje, një ditë përpara takimit të Ohrit, ku përballë do ta ketë presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Kurti tha se në Ohër nuk do të mund të ketë kapitullim të Serbisë, pasi sipas tij, kjo tashmë ka ndodhur në Kumanovë më 9 qershor të…Lexo me shumëlajmi.net

Fillimisht, Matoshi pohoi se marrëveshja bazë është dakorduar në Bruksel, ndërsa tani në Ohër do të flitet për planin e zbatimit.

“Marrëveshja bazë është dakorduar në Bruksel, por në Ohër do të flitet për planin e zbatimit, që do të neglizohet e sabotohet nga palët”, tha fillimisht opionionisti, duke shtuar më pas se Prishtina e ka pranuar si mundësi për debllokim të afirmimit ndërkombëtar, kurse Serbia për t’u afruar me Perëndimin, por pa dhënë njohjen “de jure”.

“Prishtina e ka pranuar si mundësi për debllokim në afirmim ndërkombëtar si liberalizim të vizave, anëtarësim në KiE dhe partneritet për paqe me NATO-n, ndërsa Serbia do të pranojë çdo gjë që nuk është njohje “de jure” në këmbim të afrimit me BE-në, respektivisht Perëndimin”, vazhdoi ai.

Në fund fare, Matoshi vlerësoi se plani franko-gjerman do të nisë të zbatohet, por marrëveshja nuk do të nënshkruhet e as ratifikohet në kuvendet respektive.

“Mirëpo besoj se deri në maj plani franko-gjerman për normalizim do të nisë të zbatohet. Megjithatë, marrëveshja, as nuk do të nënshkruhet, e as rafitikohet në kuvendet respektive, porse do të mbikëqyret plani i zbatimit”.

A u zgjodh me qëllim Ohri si nikoqir i marrëveshjes në mes të Kosovës e Serbisë?Takimi i pestë mes dyshes Albin Kurti e Aleksandër Vuçiq do jetë për herë të parë në një vend fqinj për të dyja vendet. Ohri i Maqedonisë së Veriut do jetë nikoqir i kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë më 18 mars, ku pritet të firmoset edhe marrëveshja 11 pikëshe për normalizimin të raporteve. Për njohësit…Lexo me shumëlajmi.net

Në anën tjetër, Imer Mushkolaj ka thënë se pret që nesër palët të konfirmojnë gatishmërinë për të ecur përpara, por jo nënshkrim të marrëveshjes, gjegjësisht planit të zbatimit.

“Të shtunën pres të ketë pajtim të palëve për të ecur përpara, por jo nënshkrim të marrëveshjes, përkatësisht të planit të zbatimit”, tha fillimisht ai.

Veç kësaj, Mushkolaj pandeh se zbatimi në terren i çfarëdo marrëveshjeje, do të marrë kohë.

“Duke pasur parasysh mospajtimet për mënyrën e zbatimit të Asociacionit, në njërën anë dhe në anën tjetër dilemat rreth hapjes së rrugës për Kosovën drejt OKB-së, duket se do të ketë kohë derisa gjithçka të zbatohet në terren”.

Në pjesën e fundit, analisti shtoi se bashkësia ndërkombëtare e ShBA në veçanti po tregohen të kujdesshme në raport me Serbinë.

“Bashkësia ndërkombëtare, veçanërisht ShBA-të, po tregohen të kujdesshme në raport me Serbinë, për shkak edhe të qasjes së Rusisë. Por, çfarëdo që pajtohen palët duhet të zbatohet brenda muajsh”, pohoi ai.

Kujtojmë se takimi mes Kurtit dhe Vuçiqit në Ohër do të fillojë nesër nga ora 10:30 me ndërmjetësimin e emisarëve evropianë, teksa të pranishëm do të jenë edhe ata amerikanë./Lajmi.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *