Tjetër operacion nga shteti: Policia ‘zbarkon’ në disa mobi-shop
Tjetër operacion nga shteti: Policia ‘zbarkon’ në disa mobi-shop
Policia e Kosovës ka realizuar sot një operacion në disa mobi-shopë në komunën e Pejës.
Operacioni ndërlidhet me luftën kundër kontrabandës së mallrave, shkruan lajmi.net.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë për lajmi.net se operacioni është kryer në bashkëpunim me prokurorinë, doganën dhe ATK-në.
“Policia e Kosovës me njësitet relevante, në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë, doganën dhe ATK-në, ka realizuar një operacion policor në disa lokacione të komunës së Pejës. Operacioni ndërlidhet me luftën ndaj kontrabandës së mallrave”, ka thënë Kelani.
Ai ka bërë të ditur se detajet e tjera do të bëhen të ditura pas përfundimit të operacionit. /Lajmi.net/