TË FUNDIT

“Shansi në Ohër nuk duhet humbur” – Borrell shtytje Kosovës e Serbisë për marrëveshje

“Shansi në Ohër nuk duhet humbur” – Borrell shtytje Kosovës e Serbisë për marrëveshje

Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell ka folur sërish për zhvillimet potenciale të së shtunës.

Pas takimit me presidentin verioro-maqedonas, Stevan Pendarovski, Borrell ka thënë se Ohri është një mundësi që nuk duhet humbur, përcjell lajmi.net.

Ai ka thënë gjithashtu se palët janë dakorduar sa i përket tekstit dhe se tani do të flasin për mënyrën e implementimit.

Diplomati spanjoll ka pohuar gjithashtu se takimi i nesërm do të jetë për të definuar hapat praktikë që duhet ndjekur për implementim se çka duhet të bëhet, kur dhe si.

“Kemi histori të gjatë të marrëveshjeve që s’janë implementuar kurrë. E kjo duhet të jetë e implementueshme. Duhet të pajtohemi si dhe kur ta implementojmë”, shtoi ndër tjerash ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *