Kosovarët s’presin nënshkrim të marrëveshjes në takimin e nesërm Kurti-Vuçiq
Kosovarët s’presin nënshkrim të marrëveshjes në takimin e nesërm Kurti-Vuçiq
Qytetarët e Kosovës nuk presin që nesër në Ohër, të nënshkruhet plani i propozuar nga Bashkimi Evropian dhe as plani i zbatimit.
Megjithatë, theksojnë se në takimin e nesërm në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili mbahet me ndërmjetësimin e BE-së, mund të ketë gojarisht pajtime.
Para takimit të Ohrit në Kosovë qëndroi në vizitë dy ditore dërguarin e posaçëm të ShBA-së për dialogun, Gabriel Escobar, i cili së bashku me presidenten Vjosa Osmani thanë se presin rezultate pozitive.
Qytetarët thonë se Vuçiq dhe Serbia duhet ta pranojë shtetin e Kosovës, pasi nuk ka zgjidhje tjetër.
Burhan Kavaja tha është shumë e vështirë mbas gjithë atyre negociatave të cilat janë zhvilluar që të dalim prej ati takimi pa ndonjë marrëveshje. Sipas tij, marrëveshje do të ketë por jo të nënshkruare sepse presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq tashmë e ka të mësuar popullin e tij qe 10 vite që “Kosova është Serbi”, dhe tani e ka më se vështirë të ndahet nga gjithë ato premtime.
“Pres një ujdi me qenë gojore, pa ndonjë nënshkrim për arsye se kanë obligime që të dyja palët të respektohen të gjitha ato urdhëresa dhe rrëfime të Bashkimit Evropianë, duke përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por është shumë e vështirë mbas gjithë atyre negociatave të cilat janë zhvilluare që të dalim prej ati takimi pa ndonjë marrëveshje, marrëveshje do të ketë por jo të nënshkruar…Pala e Kosovës do të nënshkruajë por pala Serbe jo, sepse presidenti serb Vuçiq ka rezistencë të madhe nga populli i tij, dhe ai e ka të përgatitur popullin e tij qe 10 vite që “Kosova është Serbi”, dhe tani e ka mëse të vështirë të ndahet nga gjithë ato premtime. Ai duhet ta pranojë Kosovën deshi apo nuk deshi ai”, tha Kavaja.
Edhe qytetari nga Podujeva, Shaban Jupolli, tha se nënshkrime për këtë marrëveshje nga ana e Kosovës, nuk do të këtë, por kryeministri Albin Kurti e ka pranuare këtë marrëveshje që në takimin e parë.
“Kjo marrëveshje do të vazhdojë njësoj sikur me datën 27, dhe nënshkrime nuk do të ketë… Kosova tashmë e ka të nënshkruar sepse kryeministri tha që e ka pranuar këtë marrëveshje… dhe ai duhet ta nënshkruajë këtë marrëveshje sepse me fjalë popullore jemi “një popull i ligë”, por Kurti është i aftë të mos e nënshkruajë këtë marrëveshje, kurse pala serbe do ta nënshkruajë sepse nuk kanë nga të shkojnë”, tha ai.
Kurse, Xhavit Zeka nuk ishte i pajtimit me kryeministrin Kurti sepse sipas tij, këto ishin vetëm lojëra dhe gënjeshtra, kinse nuk dua ta pranojë marrëveshjen.
“Palën kosovare nuk ka kush ta përfaqësojë, dhe as nuk varet nga ai dhe këto janë loja dhe gënjeshtra sepse të gjitha i ka pranuar. Takimin që shkoi ai vetëm nuk pati stilolaps me vete sepse edhe atë ditë do ta kishte nënshkruar, vetëm ka gënjeshtra se jo nuk do ta pranojë… pasi ai e ka sjellë punën deri këtu, duhet ta nënshkruaj dhe ka gabime të rënda deri më këtu që kanë ardhur dhe pozicioni i Kosovës është dobësuare shumë sepse nuk është më Hashim Thaçi këtu”, theksoi ai.
Kryeministri Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq do të zhvillojnë nesër takimin e radhës në Ohër për zbatimin e Planit të BE-së për dialogun dhe aneksin për zbatimin e tij.