Jo veç Kurtin, Chollet telefonon edhe Vuçiqin: E quan bisedë të shkëlqyeshme
Jo veç Kurtin, Chollet telefonon edhe Vuçiqin: E quan bisedë të shkëlqyeshme
Këshilltari i Lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet pak çaste pasi bisedoi me Kurtin, ka telefonuar edhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Përmes një cicërime në rrjetin social “Twitter”, Chollet shtoi se kjo ishte një bisedë e shkëlqyeshme, ndërsa pohoi se u pajtuan mbi rëndësinë e angazhimit konstruktiv në dialog, përcjell lajmi.net.
“Bisedë e shkëlqyer me Vuçiqin. U pajtuam mbi rëndësinë e angazhimit konstruktiv për propozimin e konsoliduar evropian më 18 mars. U rikonfirmua mbështetja amerikane për dialogun e BE-së dhe përfitimet e normalizimit të marrëdhënieve që do t’i sjellin Serbisë dhe mbarë rajonit të Ballkanit Perëndimor”, shkroi ai.
Great conversation with Pres Vucic @predsednikrs. We agreed on the importance of constructive engagement on consolidated EU proposal on March 18. Reaffirmed U.S. support for the EU Dialogue and benefits normalization of relations will bring Serbia and the entire WB region.
— Derek Chollet (@CounselorDOS) March 17, 2023
Kujtojmë ndërkaq se në bisedën me Kurtin, këshilltari amerikan mori gatishmërinë e kreut të ekzekutivit kosovar që të nesërmen do ta kthejnë në ditë suksesi.